Flet krahu i djathtë i Sarrit: Strakosha, një surprizë e këndshme. Mendoja se ishte serioz








Thomas Strakosha në këtë sezon do të ketë fatin e madh të stërvitet nga dy legjenda në përgatitjet e portierëve në futbollin italian. Valter Grixhionit, i është bashkuar edhe ai i cili prej shumë vitesh ndjek ngado Muricio Sarrin, Masimo Nenci, i cili me sa duket ka mbetur i çuditur nga paraqitjet e portierit shqiptar në këto ndeshje të para përgatitore.

strakosha

“Reinan e kam drejtuar për tre vite te Napoli dhe e njihja. Strakosha përfaqësoi një surpërizë të vogël të këndshme. Mendoja se ishte shumë serioz por në fakt është person shumë simpatik dhe i afrueshëm. Nëse punohet me buzëqeshje, rezultatet do të vijnë’, theksoi ai për faqen zyrtare të klubit, duke treguar se Strakoshën e priste një metodologji e re loje.

“Në ndeshjet e radhës miqësore pres më shumë cilësi në nisjen e aksioneve nga portieri. Po punojmë mbi këtë metodë që kërkohet nga trajneri. Portieri duhet të ketë mundësinë që të nisë pasimet pasi mundohemi që të luajmë kështu sa më tepër që të jetë e mundur. Me rritjen e shkallës së vështirësisë së ndeshjeve, pres që të luhet më shumë nga prapavija”, theksoi ai rolin e ri që do të kishte në skuadër Strakosha.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *