Flet nga arratia presidenti afgan: U largova sepse


22:33 18/08/2021

Presidenti afgan Ashraf Ghani, duke folur nga Emiratet e Bashkuara Arabe tha këtë të mërkurë se u arratis nga Kabuli për të parandaluar gjakderdhjen dhe mohoi të kishte marrë me vete një shumë të madhe parash kur u largua nga pallati presidencial.

Ghani është kritikuar ashpër nga ish-ministrat për largimin e papritur nga vendi, gjatë kohës që forcat talibane u futën në Kabul të dielën.

“NĂ«se do tĂ« kisha qĂ«ndruar, do tĂ« isha duke dĂ«shmuar gjakderdhje nĂ« Kabul”, tha Ghani nĂ« njĂ« video tĂ« shfaqur nĂ« Facebook, nĂ« daljen e parĂ« publike qĂ« prej momentit kur u konfirmua se kishte gjetur strehĂ« nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai tha po ashtu se vendimin e kishte marrë pasi zyrtarët e qeverisë e kishin këshilluar që të largohej.

“Kabuli nuk duhet tĂ« kthehet nĂ« njĂ« tjetĂ«r Jemen apo Siri pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s pĂ«r pushtet, ndaj isha i detyruar tĂ« largohesha”, tha Ghani.

Sa i pĂ«rket akuzave se ishte larguar me miliona dollarĂ« me vete, Ghani tha: “U largova vetĂ«m me disa rroba me vete. Sulmet denigruese ndaj personalitetit tim kanĂ« qenĂ« tĂ« vazhdueshme duke thĂ«nĂ« se kam marrĂ« para me vete. Akuzat janĂ« gĂ«njeshtra tĂ« pabaza. Mund tĂ« pyesni zyrtarĂ«t e doganave. JanĂ« tĂ« pabaza”.

Vendndodhja e presidentit ishte e panjohur deri këtë të mërkurë, teksa spekulohej se ai ishte arratisur drejt Taxhikistanit, Uzbekistanit ose Omarit. Por më herët gjatë ditës së sotme, ishin vetë Emiratet e Bashkuara Arabe që konfirmuan se Ghani dhe familja e tij ndodheshin në këtë shtet.

Ambasadori afgan në Taxhikistan e akuzoi Ghanin për vjedhjen e 169 milionë dollarëve nga fondi i shtetit dhe i bëri thirrje policisë ndërkombëtare që ta arrestonte./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *