“Flet për shqiptarët me dashuri të posaçme”- Edi Rama zbardh bisedën me Papa Françeskun: Ruan të freskët kujtimin e vizitës në vendin tonë! Shpreh mirënjohje për…









Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Vatikanin, ku pati një takim me Papa Françeskun, me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

papa 2

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë bën me dije se Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme.

Ai shton se kreu i selisë së shenjtë ruan ende të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri.

Mesazhi i Ramës

Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.