Flinte poshtë krevatit të adoleshentes, 20-vjeçari e përdhunon dhe i bën foto nudo

15:05 25/03/2021

Një djalë 20 vjeç Jaret Wirght nga Barberton në Ohio dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente nga Cincinnati ndërkohë që jetonte në dhomën e saj për tre javë dhe flinte fshehurazi prindërve të vajzës poshtë krevatit. Më pas nëna e adoleshentes e zbuloi se në dhomën e së bijës qëndronte një i panjohur, por deri më tani autoritetet nuk kanë treguar se si ajo e mësoi që Wright jetonte brenda pronës.

Wright, i cili u arrestua të enjten, 18 Mars, akuzohet se e mbajti viktimën dhe e detyroi atë të bënte seks, raporton Mail Online. Policia konfirmoi se adoleshentja e dinte që Jaret Wright po qëndronte nën shtratin e saj, por e ëma nuk e dinte. Nuk dihej gjithashtu nëse Wright shkonte dhe largohej nga prona apo ka qëndruar aty për 3 javë. Wright është akuzuar për sulm seksual dhe prodhim të pornografisë së fëmijëve, thotë policia. Prokuroria e Qarkut Hamilton tha se Wright akuzohet se i ka bërë vajzës foto nudo. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *