Flluskat pengojnë mbetjet plastike të lundrojnë drejt detit

13:46 31/07/2023

Një ‘perde’ flluskash në një kanal në Amsterdam po pengon mbetjet plastike që të shkojnë drejt oqeanit.

Pas meje mund të shihni perden e flluskave të sistemit tonë. Ne mendojmë se kjo është vërtet mundësia e fundit për të kapur plastikën në kanalet tona përpara se të përfundojë në oqeane. Nga aty do të shpërndahet dhe një pjesë do të kthehet në plazhet tona, një pjesë do të fundoset në oqean dhe do të shpërbëhet në pjesëza gjithnjë e më të vogla”, shpjegon ideatori Philip Ehrhorn.

Amsterdami ka 150 km kanale dhe në to ndodhen shumë mbetje plastike. Krijuesit e barrierës vlerësojnë se ajo do të ndalojnë 86% të ndotjes që të qarkullojë në lumë e më pas drejt detit.

“Nën ujë kemi vendosur një tub me vrima dhe më pas aplikojmë presion në të. Nëpërmjet vrimëzave flluska të vogla ajri dalin në sipërfaqe duke krijuar një rrymë për lart që e bën plastikën të pluskojë mbi ujë dhe e drejton për në sistemin kapës. Ne gjejmë kapakët plastikë të shisheve, gota, pjesë nga kavanozët e ushqimeve, stirofomë. Ky i fundit gjendet kudo”.

Një pompë e mban barrierën në punë 24 orë të ditës. Më pas, materiali mblidhet nga maunet e mbeturinave të qytetit.

Një barrierë flluskash është planifikuar edhe për Portugalinë përgjatë vitit të ardhshëm. Kjo zgjidhje nuk i jep fund problemit, por ndihmon në pengimin e zmadhimit të tij./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts