Florida goditet nga uragani më i fuqishëm i shekullit

20:40 29/09/2022

2.6 mln shtëpi e biznese, pa energji elektrike

Këto pamje tregojnë shkatërrimin që ka lënë pas deri më tani Uragania Ian, i cili me një shpejtësi erërash mbi 240 kilometra në orë goditi brigjet jugore të Floridës.

Shtëpi të dëmtuara, automjete të përmbytura dhe hapësira të tëra urbane nën pushtetin e ujit, janë dëmet e konsiderueshme të shkaktuara nga ai që konsiderohet ndër uraganët më të fuqishëm të shekullit.

Dëmtimi i linjave të transmetimit ka lënë deri më tani pa energji 2.6 milionë banorë dhe biznese në gjithë këtë shtet federal.

Deri më tani nuk flitet autoritetet kanë konfirmuar vetëm një viktimë teksa flitet për disa persona të zhdukur. 2.5 milionë njerëz kanë marrë thirrje për t’u larguar nga shtëpitë, në zonat më të rrezikuara nga rrugëtimi i uraganit që po vazhdon rrugëtimin drejt Giorgia-s, e deri në fund të kësaj jave do të ketë humbur fuqinë më në brendësi të territorit amerikan.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *