Fluks lëvizjesh në ditë pushimi, por firma kryen punime, bllokohet Rruga e Arbrit

fluks levizjesh ne dite pushimi por firma kryen punime bllokohet rruga e arbrit
fluks levizjesh ne dite pushimi por firma kryen punime bllokohet rruga e arbrit

Ndonëse jemi në sezonin veror dhe lëvizjet në rrugët e vendit janë shtuar, por kompania që po ndërton Rrugën e Arbrit punon në ditë pushimi.

Siç duket nga pamjet kjo e shtunë i ka gjetur të bllokuar dhjetëra automjete që udhëtonin nga Qarku Dibër në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të bllokuar tek Shkalla e Tujanit.

Kanë qenë disa drejtues mjetesh që e kanë denoncuar këtë problem pranë redaksisë tonë. Ata kërkojnë që punimet të mos kryhen gjatë ditës e sidomos në fundjavë kur fluksi i lëvizjes është shumë i lartë. Punimet që po kryhen në skarpatën e këtij segmenti rrugor jo vetëm që po bëhen shkak për bllokimin e automjeteve por edhe rrezik. Shembja e gurëve pak ditë më parë goditi një automjet që po qarkullonte në këtë rrugë por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar por vetëm dëme materiale.

Rivitalizimi i skarpatave të rrugës së Arbrit në Shkallën e Tujanit ka nisur muaj më parë. Fillimisht është bërë vendosja e rrjetës por më pas u ndryshua, ku nisi shembja e shkëmbinjve që përdoren në tunelin e Murrizit, por edhe zhavorri në unazën e madhe të Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts