FMN: Ekonomia globale parashikohet të rritet 6%

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Agjencia huadhënëse, në të cilën marrin pjesë 190 vende të botës, tha të martën se pret që ekonomia botërore të rritet 6% gjatë vitit 2021, 5.5% që ishte parashikuar në janar. Kjo do të ishte rritja më e madhe e ekonomisë globale e shënuar nga FMN-ja që nga viti 1980.

FMN-ja parashikon që gjatë vitit 2022, rritja ekonomike ndërkombëtare do të jetë më e vogël 4.4%, por gjithsesi më e lartë nga parashikimi me 4.2% që u bë në muajin janar.

“Sa vjen e bĂ«het mĂ« e dukshme mĂ«nyra e daljes nga kjo krizĂ« shĂ«ndetĂ«sore dhe ekonomike,” u tha gazetarĂ«ve kryekonomistja e FMN-sĂ«, Gita Gopinath.

Sipa vlerësimeve të fundit të ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia globale u tkurr 3.3% gjatë vitit 2020, pas recesionit shkatërrues që erdhi si rezultat i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit të kaluar.

Kjo ishte shifra më e ulët vjetore në të dhënat e FMN-së, megjithëse jo aq e rëndë sa rënia prej 3.5% që agjencia kishte përllogaritur tre muaj më parë.

Parashikuesit thonë se pa ndihmën prej 16 trilionë dollarë të qeverive në shkallë botërore, që ndihmuan kompanitë dhe konsumatorët gjatë mbylljeve si rezultat i pandemisë, rënia ekonomike e vitit të kaluar mund të kishte qenë tre herë më e rëndë.

Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, tani parashikohet të rritet 6.4% gjatë këtij viti, rritja më e shpejtë që nga viti 1984. Gjatë vitit 2022 ekonomia amerikane parashikohet të ketë një rritje 3.5%/.

Rritja e ekonomisë amerikane po mbështetet nga paketa e ndihmës së Presidentit Joe Biden me një vlerë prej 1.9 trilionë dollarë. Po ashtu përshpejtimi i vaksinimit po bën që shumë amerikanë të kthehen në jetën e tyre të përditshme.

Kina, me ekonominë e dytë më të madhe në botë, e cila vendosi rregulla të rrepta izolimi kundër koronavirusit një vit më parë dhe ishte e para që filloi rimëkëmbjen ekonomike, do të ketë një rritje 8.4% këtë vit dhe 5.6% gjatë vitit 2022, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

FMN-ja prashikon që 19 vendet që përdorin monedhën euro të kenë një rritje të përbashkët ekonomike 4.4% këtë vit dhe 3.8% gjatë vitit 2022. Japonia pritet të ketë një rritje 3.5% këtë vit dhe 2.5% vitin që vjen.

Zonja Gopinath paralajmëroi se rimëkëmbja ekonomike ka gjasa të mos jetë e barabartë. Ripërtëritja pritet të jetë e ngadaltë në vendet e varfëra që nuk mund të përballojnë një stimul masiv qeveritar dhe për vendet që varen nga turizmi.

DĂ«mi ekonomik nga kriza shĂ«ndetĂ«sore po “pĂ«rmbys arritjet nĂ« uljen e varfĂ«risĂ«â€ duke rritur numrin e tĂ« varfĂ«rve ekstremĂ« me 95 milionĂ« vitin e kaluar, krahasuar me parashikimet para goditjes sĂ« pandemisĂ«.

Ajo gjithashtu parashikoi se “shumĂ« prej vendeve tĂ« humbura tĂ« punĂ«s ka gjasa qĂ« tĂ« mos hapen mĂ«â€. Kjo pĂ«r shkak tĂ« prirjeve tĂ« nxitura nga pandemia, si pĂ«rshembull shtimi i automatizimit dhe zgjerimi i tregtisĂ« dixhitale, pĂ«rmes internetit.

NjĂ« rimĂ«kĂ«mbje e shpejtĂ« ekonomike nĂ« Shtetet e Bashkuara do tĂ« bĂ«nte qĂ« normat e interesit tĂ« rriten “nĂ« mĂ«nyra tĂ« papritura”, duke tronditur tregjet financiare dhe tĂ«rhequr investimet nga tregjet nĂ« zhvillim me borxhe tĂ« larta.

Sipas vlerësimit të FMN-së, ripërtëritja e ekonomisë globale do të humbasë gradualisht ritmin dhe do të kthehet tek nivelet para pandemisë, me rritje rreth 3%. Vendet përsëri do të përballen me pengesat që u ndeshën para pandemisë, përfshirë krahun e punës që po plaket në shumicën e vendeve të pasura dhe në Kinë.//VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *