FMN-ja kërkon nga qeveritë mbajtjen e çmimeve në stabilitet

[embedded content][embedded content]

23:45 14/10/2021

Nga Europa në SHBA, çmimet e energjisë po arrijnë nivele rekord

Në Francë, tarifat e gazit u rritën me 12.6% më 1 Tetor, tani një rritje e ngjashme pritet edhe për çmimin e energjisë elektrike në fillim të vitit të ardhshëm. Rritja e çmimit të  gazit është më e madhja e regjistruar në vitet e fundit, veçanërisht tronditëse, pasi vjen pas një rritjeje të mëparshme prej 4.4% në Qershor.

Më në jug, në Spanjë, çmimi i energjisë elektrike është rritur me një mesatare prej 44% këtë vit, krahasuar me të dhënat e vitit 2020.Sipas Institutit të Statistikave, rritja e çmimit të energjisë elektrike është faktori i parë i cili solli inflacionin në 4% në Shtator.

Në SHBA ndërkohë gjatë Shtatorit ndodhi një rritje tjetër e çmimeve të konsumit, e nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe banesave, por edhe nga çmimet e energjisë. E krahasuar me Shtatorin e vitit 2020, çmimet janë rritur me 5.4%. Çmimet e energjisë janë rritur 1.3% nga një muaj më parë.

Vështirësitë globale të furnizimit, të cilat kanë shkaktuar vonesa dhe mungesa për disa muaj, gjithashtu vazhdojnë të nxisin rritjen e disa çmimeve, përfshirë ato të makinave të reja dhe orendive shtëpiake.

Nisur nga kjo situatë, FMN parashikon një ngadalësim të çmimeve të energjisë “deri në fund të tremujorit të parë” në 2022 dhe, globalisht, sheh një rritje të inflacionit në fund të vitit 2021, para se të stabilizohet nga mesi i vitit të ardhshëm.

Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar po u kërkon politikbërësve në mbarë botën që të vëzhgojnë me kujdes lëvizjet e inflacionit dhe të jenë të gatshëm të ndërmarrin “veprime vendimtare për të ruajtur stabilitetin e çmimeve“, thuhet në një deklaratë.

Deklarata, nxjerr në pah shqetësimet e kësaj jave të FMN-së dhe Bankës Botërore se rritja e inflacionit mund të zgjatë në kohë.

Sipas FMN-në, inflacioni po përkeqësohet nga rritja e kërkesës së konsumatorëve, problemet në zinxhirit e furnizimit të shkaktuar nga pandemia dhe rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë dhe të mallrave.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *