Foltorja e Beratit/ Berisha: Rama huton shqiptarët me Satelitët “Arnaut 1” dhe “Arnaut 2”! Janë rritur çmimet e ushqimeve, të fundit në rajon për rrogën mesatare








Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot foltoren e radhës në qytetin e Beratit nga ku sulmoi kryeministrin Edi Rama.

berisha1

Berisha tha se Rama huton shqiptarët me satelitët “Arnaut 1” dhe “Arnaut 2”, ndërkohë që shqiptarët janë të fundit në rajon për rrogën mesatare dhe në 5 vite janë larguar mbi 500 mijë jashtë atdheut.

Janë rritur çmimet e ushqimeve bazë. Çdo qeveri e përgjegjshme do të indeksonte rritjen e çmimit, nuk ka shtuar asnjë qindarkë në rrogat dhe pensionet tuaja. Pra, kafshata u shtrenjtua edhe më shumë e shqiptarët nuk marrin një qindarkë kompensim. Sepse kreu i Meduzës don t’i hutojë ata me ‘Arnaut 1’ ‘Arnaut 2’, me satelitë 1 me satelitë 2. Sepse problemi i shqiptarëve qenka sateliti dhe u thotë fermerëve do t’i keni të dhënat me satelit. Një mashtrues dhe i pashpirte! Nëqoftëse shqiptarët 8 vite më parë qëndronin në krye të popujve të rajonit për rrogën mesatare, përfshirë edhe bullgarë e rumunë, sot janë të fundit dhe marrin 30% më pak se në Kosovë, në Shqipëri. Miliarda euro janë marrë borxh. Deklaruan se do të dalin në treg për të marrë 700 mln euro borxh, kur thonë se ekonomia u rrit me 18%, mashtrojnë. Me këtë rritje të borxhit, çfarë është ndërtuar në këto 8 vite? Vetëm 34 km autostradë, janë ndërtuar disa dhjetëra km rrugë të tjera jo autostradë, absolutisht që të gjitha janë shpërdoruar. Sot 1 km rrugë e ndërtuar me paratë tuaja kushton 8-11 herë më shumë se ato që ndërtohen nga Komisioni Europian apo Bankave Evropian. Tenderat i përfiton baxhanaku i Edi Ramës, i cili duhej të përjashtohej nga tenderat”, tha Berisha.

Në 5 vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria 520 mijë qytetarë. Po ndodh një spastrim i heshtur i qytetarëve sepse Edi Rama arreston në një vit 38 mijë qytetarë për fatura energjie dhe uji. Që nuk i arreston kush në botë për çështje civile. Edi shpërndau vetëm gjatë muajit prill 91 milionë euro në zonat e tërmetit për të blerë vota. Përdori bandat dhe kartelet e drogës. Kreu i opozitës në vend të dilte në shesh në mbrojtje të votës suaj, u kthye dhe po merret me karrigen e tij. Duhet të bënim të paktën atë që bëmë në 2001 të vendosnim sanksione”, shtoi ish-kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *