Foltorja e Lezhës/ Sali Berisha zbulon datën kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së: Kam kënaqësinë të informoj se…








Në fjalën e mbajtur sot në foltoren e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi  datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të jetë 11 dhjetori. 

berisha lezhe2

Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Do bëjmë ndryshime të thella në statut. Statuti do përcaktojë që kryetari që dhunon nenet, forumet e partisë, është i shkarkuar me ligj, pa vota, automatikisht. Do sanksionohet shenjtëria e votës suaj. Do vendosni për deputetët tuaj, dhe si ti rendisni ju do të vijnë në fushatë. Nuk ka më të telekomanduar. Do zgjidhni këshilltarët tuaj, parlamentin e qytetit, kryetarin e PD-së, drejtuesit tuaj. Në statutin e ri vota juaj merr fuqi të plotë. Do jetë në statut edhe kryeministri të votohet nga ju. Do kthejmë referendumin, ju do votoni jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe kryeministrin që doni“, u shpreh më herët ish-kryeministri.

Gjatë foltores së Kavajës të mbajtur në 26 tetor, Sali Berisha u vetëshpall si njëri prej kandidatëve në garën që sipas tij do të hapet për kreun e PD-së.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. “Sa të jem unë kryetar i PD, Kuvendi s’merr dot vendime që janë kundër Amerikës”, është shprehur Basha mbi këtë çështje.

Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare. Prej 8 vitesh PD drejtohet nga Lulzim Basha, i cili u rikonfirmua në krye të partisë në zgjedhjet e mbajtura në 13 qershor.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *