Fondacioni i Nënë Terezës në Indi nuk do të licencohet

20:00 28/12/2021

Institucioni është përballur me akuza të forta

Fondacionit “Misionaret e Bamirësisë”, i cili u themelua nga Nënë Tereza në vitin 1950 i është hequr licenca për marrjen e fondeve nga jashtë vendit. Ky vendim u mor nga Ministria e Brendshme në ditën e Krishtlindjeve.

Fondacioni është akuzuar nga ekstremistët Hindu se po përpiqet të konvertojë njerëz në nevojë në të krishterë. Në një nga deklaratat e dorëzuara  në polici thuhet se Institucioni ka qenë i përfshirë në aktivitete që synonin të lëndonin ndjenjat fetare të Hinduistëve në mënyrë të qëllimshme.

Kjo akuzë vjen në një kohë ku dhuna dhe intoleranca anti-kristiane është përhapur në të gjithë Indinë me grupe të djathta nacionaliste Hindu që akuzojnë të Krishterët. Pastorët e krishterë janë sulmuar dhe shërbimet e kishës janë ndërprerë me dhunë në muajt e fundit.

Një zëdhënës i Fondacionit është shprehur se ata nuk kanë detyruar njeri të konvertojë besimin e tij fetar duke hedhur poshtë akuzat.

Refuzimi nga  qeveria e cila drejtohet nga një parti nacionaliste hindu për të rinovuar licencën e Fondacionit të themeluar nga Nënë Tereza është parë nga shumë njerëz si një tregues i armiqësisë për organizatat e krishtera që veprojnë në Indi.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.