“Fondet e AZHBR-së i marrin klientët e lidhur me qeverinë”/ Meta: Aplikimet i fitojnë ata të inceneratorëve









Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar AZHBR-në se fondet që merr nga Bashkimi Europian për fermerët, ua kalon klientëve të qeverisë.

Në një takim me strukturat e PL-së në Korçë, Meta tha se fondet i përfitojnë vetëm ata që janë të lidhur me inceneratorët, ndërsa fermerët e thjeshtë nuk mund të marrin asgjë.

Meta: Bujqësia. Nuk mund të ndodhte shpopullimi pa goditur bujqësinë, fshatin dhe fermerin. Është e qëllimshme. Shumica e fondeve të AZHBR-së shkon për klientët e qeverisë. Pavarësisht se BE ka për qëllim që përmes AZHBR-së të përforcojë fermerin e thjeshtë, jo klientët e qeverisë. Ne do subvencionojmë 100% planet e biznesit të fermerit. BE duhet të jetë gjithmonë e më shumë kërkuese duke shtrënguar politikat e saj në mënyrë që të mos i marrin ata që janë të lidhur me incenereatorët.

Ata që janë të lidhur me inceneratorët marrin fondet e AZHBR-së vetëm duke aplikuar. Situata është kaq kritike për bujqësinë sa që mjafton që të lëmë  diskutimet e të bëjmë krahasimet. Fermerët e Korçës marrin 18 herë më pak fonde për hektar se sa vendet e rajonit. Vetëm 3 euro për hektar shkon për fermerin. 42 euro shkon për urokratët e administratës. Sipërfaqja e mbjellë në Korçë po shkon drejt përgjysmimit.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *