Fondi shtetëror i Abu Dhabi investon 150 milionë Dollarë për aplikacionin Telegram

12:19 23/03/2021

Fondi shtetëror i Abu Dhabi, Mubadala, Abu Dhabi Catalyst Partners që një pjesë e aksioneve të saj zotërohet nga Mubadala, kanë investuar 150 Dollarë për aplikacionin e mesazheve Telegram.

Secila prej kompanive ka investuar 75 milionë Dollarë.

“Baza e përdoruesve të Telegram ka arritur në një masë të madhe që e pozicionon aplikacionin në mesin e gjigandëve të teknologjisë botërore”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Mubadala.

Aplikacioni i mesazheve Telegram, së bashku me Signal, kanë njohur rritje të numrit të përdoruesve që pas ndryshimit të rregullave të diskutueshme të privatësisë së WhatsApp.

Sipas Abu Dhabi Catalyst Partners, aplikacioni Telegram që ka nisur aktivitetin në vitin 2013, ka rreth 500 milionë përdorues në muaj. /tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *