Forcat e Armatosura të Ukrainës: Në 24 orë janë rrëzuar 4 avionë rus

Ndërsa Ukraina po shkon në ditën e 20 të pushtimit rus në territorin e saj, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë goditur 4 avionë rus.

Gjithashtu autoritetet ukrainase njoftojnë se forcat ruse mbeten të përqendruara në ruajtjen e fitimeve të tyre në territorin ukrainas dhe nuk kanë arritur të bëjnë përparime të mëtejshme

Katër helikopterë, një avion dhe një raketë lundrimi që i përkisnin Rusisë u goditën nga forcat ukrainase.

Njësitë ukrainase kanë arritur të shmangin përpjekjet ruse për të kapur qytetin port jugor të Mariupolit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.