“Forcat e regjimit në vitin 2018 kanë përdorur armë kimike në rajonin sirian Saraqib”

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) njoftoi se forcat e regjimit të Assadit në shkurt 2018 kanë kryer sulm kimik në rajonin Saraqib në juglindje të Idlibit në Siri.

OPCW në raportin e publikuar sot, theksoi se forcat ajrore të lidhura me regjimin e Assadit kanë përdorur të paktën një bombë cilindër në sulmin ajror që kanë kryer në Saraqib më 4 shkurt 2018.

Ndër të tjera në raport thuhet se 12 persona u plagosën për shkak të sulmit ajror që u krye natën e 4 shkurtit në lindje të rajonit Saraqib nga një helikopter i “Forcave Tigër” të regjimit të Sirisë.

Po ashtu thuhet se bomba cilindër që u përdor në sulm ka përhapur gazin që ka ndikuar në një zonë të gjerë.

Rikujtohet se raporti në fjalë i ekipit të hetimit dhe përcaktimit të formuar në vitin 2018 nga OPCW është raporti i dytë i cili përcakton sulmet kimike në Siri.

OPCW raportin e parë e publikoi në vitin 2020

Në raportin e parë që publikoi në prill të vitit 2020, OPCW deklaroi se 16 persona u plagosën, tokat bujqësore u dëmtuan dhe bagëtitë e popullatës së rajonit ngordhën në sulmin ajror që një avion SU-22 i regjimit sirian zhvilloi më 24 mars 2017 në rajonin Latamne pas ngritjes nga baza ajrore Shayrat.

Ekipi i hetimit dhe përcaktimit i formuar në vitin 2018 nga OPCW, në raportin e tij në 2020 duke treguar për herë të parë fajtorin në një sulm në Siri bëri thirrje kundrejt regjimit të Assadit për llogaridhënie.

Santiago Onate Laborde, koordinatori i ekipit të hetimit dhe përcaktimit, kishte theksuar se ekipi ka gjetur prova shumë serioze se në sulmet ajrore që forcat e regjimit kryen në mars 2017 në Latamne janë përdorur armë kimike.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *