Forcat izraelite sulmojnë civilët në Gaza, autoritetet: Goditën gojët e uritura. Po prisnin në radhë për…

forcat izraelite sulmojne civilet ne gaza autoritetet goditen gojet e uritura po prisnin ne radhe per

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës thotë se Izraeli ka kryer një sulm mbi civilët të cilët po mbanin radhë në mënyrë që të siguronin ushqim nga ndihmat humanitare.

“Okupacioni izraelit kreu një masakër të re kundër mijëra gojëve të uritur që prisnin ndihmë”, tha Ashraf al-Qudra në një deklaratë në Telegram.

Autoritetet njoftuan se si pasojë e sulmit humbën jetën të paktën 20 persona ndërsa 150 të tjerë mbetën të plagosur.

Numri i viktimave pritet të rritet në orët në vijim, pasi sipas ministrisë dhjetëra të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts