Forcat ruse bombardojnë spitalin e fëmijëve

18:21 22/03/2022

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, një spital për fëmijë në rajonin e Luhanskut është shënjestruar nga forcat ruse.

Shtatë fëmijë dhe 15 të rritur, përfshirë mjekë u evakuuan nga spitali pasi çatia mori flakë. Spitali është në qytetin e Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore.

Nuk është hera e parë që forcat ruse kanë në shënjestër spitalet ukrainase. Më herët, u bombardua një maternitet në Mariupol./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *