
23:23 05/03/2022
Forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet në qytetit port të Mariupolit, tha kryebashkiaku i qytetit.
“Qyteti është në një gjendje shumë-shumë të vështirë rrethimi”, tha Vadym Boychenko për mediat ukrainase.
“Bombardimet e pamëshirshme të blloqeve të banimit vazhdojnë, avionët kanë hedhur bomba në zonat e banuara”, shtoi ai.
Boychenko tha se mijëra fëmijë, gra dhe të moshuar u sulmuan pasi mbërritën në mëngjes me shpresën për t’u evakuuar përmes një korridori të sigurt kalimi, pasi Rusia premtoi të ndalonte bombardimet e qytetit, por e shkeli armëpushimin./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al