Forcat ruse qëllojnë mbi autokolonën me civilë në Kharkiv, disa të vdekur, mes tyre edhe një 13-vjeçare

forcat ruse qellojne mbi autokolonen me civile ne kharkiv disa te vdekur mes tyre edhe nje 13 vjecare
forcat ruse qellojne mbi autokolonen me civile ne kharkiv disa te vdekur mes tyre edhe nje 13 vjecare

Një kolonë automjetesh civile që përpiqeshin t’i shpëtonin luftimeve pranë qytetit të Kharkiv u qëllua nga forcat ruse duke lene disa te vdekur.

Sipas CNN Serhiy Bolvinov, shefi i departamentit të hetimit, tha se policia kishte humbur kontaktin me kolonën disa ditë më parë.

Kishte 15 makina që udhëtonin pranë fshatit Staryi Saltiv, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur një kundërsulm kundër rusëve në lindje të Kharkiv. Në atë kohë, kolona po përpiqej të arrinte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, tha Bolvinov.

“Për shkak të luftimeve të vazhdueshme, nuk ishte e mundur të arrihej në vendin e kolonës”, tha Bolvinov.

Rrënojat e autokolonës u gjetën të premten, tha ai. Pasi mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një tank të thyer të armikut dhe trupat e dy ushtarëve rusë.

300 metra më tej, u gjetën gjashtë makina me vrima plumbash. Katër kufoma u gjetën në makina dhe, sipas Bolvinov, dukej se ishin disa nga civilët që kishin qenë në kolonë.

Eshtrat e një vajze 13-vjeçare ishin identifikuar po ashtu tha ai. Bolvinov nuk dha detaje se çfarë mund të ketë ndodhur me automjetet e tjera në kolonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts