Forcat ruse shumë pranë, Ukraina merr masat, nxjerr tanket për të mbrojtur Kievin (FOTO)

forcat ruse shume prane ukraina merr masat nxjerr tanket per te mbrojtur kievin foto

Automjetet ushtarake ukrainase po hyjnë në Kiev për të mbrojtur kryeqytetin nga pushtimi rus. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”, raporton BBC.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotovi dhe marrjen e armëve.
Mbi 18 mijë trupa të rezervistëve janë armatosur gjatë ditës së sotme në rajonin e kryeqytetit ukrainas.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë pohuar se deri më tani kanë vrarë mbi njëmijë ushtarë rusë gjatë agresionit ushtarak në Ukrainë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts