Forcat ruse u zhvendosën masivisht drejt Lindjes, ish-drejtori i CIA-s paralajmëron: Beteja atje do të jetë e ashpër

Gjenerali në pension David Petraeus, ish-drejtor i CIA-s dhe komandanti i Komandës Qendrore, i cili gjithashtu mbikëqyri luftën në Afganistan deri në vitin 2010, tha për CNN-in se ukrainasit mund të presin “një luftë” në fortë pasi forcat ruse po përgatiten për një “përparim masiv” në Ukrainën lindore.

Pamjet satelitore të mbledhura dhe të analizuara nga Maxar Technologies tregojnë një kolonë ushtarake tetë milje të gjatë që lëviz në jug përmes qytetit lindor të Ukrainës Velkyi Burluk më 8 prill.

Qyteti ndodhet në lindje të Kharkiv, afër kufirit të Ukrainës me Rusinë.

Zyrtarët ukrainas thonë se luftime të mëdha janë duke u zhvilluar në lindje të vendit, me bombardime të rënda të raportuara në të gjithë rajonin e Donbasit, përpara asaj që ata paralajmërojnë se mund të jetë një ofensivë e madhe ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.