Forma fizike e Ronaldos, dokumentari zbulon sekretet e pathëna nga ylli portguez









Në moshën 36-vjeçare, Kristiano Ronaldo vazhdon të tregojë një formë fizike të lakmueshme, kjo falë disiplinës së rreptë që ndjek ditë pas dite pa reshtur asnjëherë.

ronaldo

Nuk Ă«shtĂ« sekret qĂ« kampioni portugez kujdeset shumĂ« pĂ«r trupin dhe figurĂ«n e tij, kjo Ă«shtĂ« pasqyruar dhe te dokumentari i Amazon Prime Video  “All or Nothing: Juventus”, i cili ka zbuluar disa truke qĂ« pĂ«rdor Ronaldo pĂ«r tĂ« qenĂ« gjithmonĂ« nĂ« formĂ«.

“Unë jam mjeku i vetes, trajneri mendor i vetes. Nëse bëni gjërat e duhura, do të jeni më të mirë se të tjerët”.

Një ndër sekretet e portugezi zbulohet të jenë banja e diellit për të cilën portugezi shprehet: “Unë qëndroj 20 minuta në diell dhe kjo më ndihmon. Dielli është i mirë për trupin tim. Por nëse do të qëndroja gjithë ditën në diell do të më lëndonte, do të kisha rrudha. Jam 36 vjeç dhe në top formë”, shprehet portugezi në dokumentar.

Dokumentari ka shkaktuar polemika të shumta pasi ka publikuar disa sekrete nga dhomat e zhveshjes të bardhezinjve siç ishte rasti i debatit të Ronaldos me Kuadradon pas eliminimit nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.