Formacion eksperimental/ Kieza nuk ia del, Alegri mendon për skemën 3-4-3 ndaj Napolit





Amerikano-jugorët Dibala, Kuadrado, Bentankur, Sandro e Danilo do të kthehen në Torino vetëm mbrëmjen e sotme përpara mesnatës, ndërkohë që dje Juventusi ka marrë edhe garancinë nga stafi mjekësor: Federiko Kieza nuk ia del për Napolin, ndonëse rezonanca magnetike ka konfirmuar se tërheqja e pësuar në stërvitjen e fundit me Italinë nuk ka asnjë gradë të rëndë.

kieza

Madje, numri 22 bardhezi pritet që të udhëtojë me skuadrën në Jugun e Italisë, por thjesht për të qenë pjesë e delegacionit dhe për t’i qëndruar pranë skuadrës. Kjo bën që për transfertën në stadiumin “Diego Armando Maradona” trajneri Masimiliano Alegri të mendojë për një formacion eksperimental dhe, pse jo, të ndryshojë edhe skemë.

Sipas lajmeve që vijnë nga Torinoja, “Konti Maks” mund të kalojë nga 4-4-2 dhe 3-4-3, me prapavijën që pritet të jetë treshja De Ligt, Kielini, Bonuçi, ndërkohë në mesfushë do të luajnë nga e majta në të djathtë, Bernardeski, Rabio, Lokateli dhe MeKeni, ndërsa në sulm Kulusevski, Morata dhe Ken.

Pa dyshim që edhe 4-4-2 nuk përjashtohet, por i vetmi nga mbrojtësit në dispozicion është Luka Pelegrini dhe De Shiljo, që mund të mbulojnë respektivisht korsinë e majtë dhe të djathtë.

Kjo do të bënte që në mesfushë të pushonte MeKeni dhe me spostimin e Kulusevskit djathtas dhe me të vetmen dyshe në sulm, Morata-Ken.

Gjithsesi, për këtë dhe të gjitha të tjerat ndoshta do të mësohet diçka më shumë sot, kur Juventusi të kryejë seancën e fundit stërvitore përpara se të niset drejt Napolit dhe konferencën e trajnerit Masimiliano Alegri, në orën 12:00.

juv

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *