FORMACIONET E MUNDSHME/ Kejn me mision special për Bajernin, Karvahal mungesa e madhe e Realit

formacionet e mundshme kejn me mision special per bajernin karvahal mungesa e madhe e realit






























Herri Kejn pret Realin e Madridit me Bajernin e tij me një kartëvizitë që thotë se vetëm Mbape ruan ritmin e shënimit si sulmuesi i kombëtares angleze: 42 gola për secilin prej tyre në këtë sezon. Por ka një ndryshim, rekordet e Kejnit kur luan në shtëpi janë shkatërruese: 27 gola në 22 paraqitje në “Allianz Arena”. Mbape ka shënuar nga ana e tij 15 gola në 21 paraqitje në “Parc des Princes”. Dhe golashënuesi i dytë më i mirë në shtëpi ndodhet gjithashtu në Gjermani: francezi Girasi, 16 gola në 14 ndeshje për Shtutgartin e tij në “Mercedes Benz Arena”. Më i miri i Madridit në “Bernabeu” është Bellingam: 10 gola në 16 duele.

kejn bellingam

Kjo “makinë goli” me emrin Herri Kejn përballet sonte në mbrëmje në “Allianz Arena” me mbrojtësin që është bërë tmerri i sulmuesve në Europë. Ai është Antonio Rydiger. Rydiger vjen në këtë duel kundër yllit të Bajernit me autoritetin që ka fituar në këtë sezon. Nëse ajo që bëri sezonin e kaluar kundër Halandit në “Bernabéu” la pas pyetjen nëse ishte thjesht një fitore e izoluar, mbrojtësi nga Berlini e ka konfirmoi qartësisht në ndeshjen e dyfishtë çerekfinale kundër Mançester Sitit. Ai neutralizoi në dy takime Halandin duke konfirmuar se është qendërmbrojtësi më i mirë i në Champions. Sezoni që po kalon mbrojtësi i Madridit është mbresëlënës.

Karlo Ançeloti ka bërë një zgjedhje të veçantë dhe ka marrë të gjithë skuadrën në Mynih para takimit të parë në gjysmëfinale kundër Bajernit, edhe pse jo të gjithë do të mund të luajnë. Alaba është mungesa e sigurt për shkak të dëmtimit. Kurtua me shumë gjasa dhe ai nuk do të luajë, por do të jetë në stol. Përveç Alabasë të dëmtuar, e sigurt është dhe mungesa e mbrojtësit Dani Karvahal, i cili është i pezulluar për takimin e sotëm për shkak kartonësh.

ba

re

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts