Formacioni i kombinuar/ Tirana-Partizani, ja lojtarët që kushtojnë sa një “thesar”

Tirana apo Partizani? Rezultati do të vendoset në fushë, ku lojtarët e të dyja ekipeve do të bëjnë maksimumin e tyre. Kjo është e garantuar, pasi kemi të bëjmë me një ndeshje derbi dhe si zakonisht nuk do të mungojnë deklarata e zakonshme “që derbi luhet për t’u fituar, derbi nuk ka favoritë apo që i ka të tria rezultatet brenda”. Të dyja ekipet në përbërje kanë lojtarë cilësorë, që kanë edhe vlerat e tyre në treg. Faqja e specializuar për këtë qëllim, “transfermarkt”, së fundmi ka përditësuar shifrat dhe nëse ndërton një formacion me lojtarët më të vlerësuar nga Tirana dhe Partizani.

Partizani-Tirana

FORMACIONI – Visar Bekaj merr vendin e formacionit më të shtrenjtë, pasi vlerësohet 400 mijë euro. Alban Hoxha, 225 mijë. Si mbrojtës i djathtë, rreshtohet Toshevski, me 350 mijë euro, që vlerësohet sa dyfishi i Hektor Idrizaj. Në qendër të mbrojtjes, Najdovski dhe Belica, që vlerësohen respektivisht 350 mijë dhe 30 mijë euro. Si mbrojtës i majtë, talenti Ismajlgeci, që vlerësohet 325 mijë euro, plot 100 mijë më shumë se Hakaj. Për të kaluar në mesfushë, janë dy lojtarë të Partizanit dhe një i Tiranës. Idriz Batha me 400 mijë euro përfaqëson bardheblutë, ndërsa Broja dhe Mala, që vlerësohen me nga 350 dhe 325 mijë euro, marrin dy vendet e tjera.

FORMACIONI ME I SHTRENJT

Në sulm, ka dilema të mëdha. Zhunior, Asani, Çinari, Seferi, Torasa e Vairinen, janë lojtarë që i do çdo trajner, por vetëm tre nga ta marrin një vend në formacionin më të shtrenjtë. Çinari me 300 mijë euro rreshtohet në të djathtë të sulmit, ndërsa Stenio Zhunior në qendër, me kartonin e tij që kap shifrat e 400 mijë eurove. Ndërsa në të majtë të repartit ofensiv, rreshtohet Agustin Torasa, me argjentinasin që e ka vlerën 225 mijë euro në treg.

vlerat

PAMORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *