Java e 26 e Kategorisë Superiore nxori përsëri në pah skuadrat të cilat luftojnë për mbijetesë, të cilat siguruan pikë të rëndësishme për rrugëtimin e tyre. Spikatin sidomos fitoret e Kastriotit dhe Egantias të cilët dhuruan surpriza të mëdha.
Ndaj nuk është çudi që në rreshtimin ideal të kësaj jave të ketë futbollistë nga të dy këto klube, por edhe nga Skënderbeu e Teuta, ekipe të cilat gjithashtu janë të përfshira në luftën e nxehtë në fundin e tabelës.

Zhgënjimet vijnë pikërisht nga rivalët e tyre, emra të mëdhenj te Vllaznisë, Partizanit e Laçit. Por edhe futbollistët e Dinamos të cilët nuk po arrijnë të nxjerrin ekipin nga situata e vështirë.
Trajneri i javës është Zekirija Ramadani, i cili me punën që po bën, ka kthyer Egnatian në një skuadër të frikshme. Kurse Plori i Vllaznisë nuk ka gjetur “çelësin magjik” për të rregulluar problemet e shkodranëve.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al