FORMACIONI/ Nëse nuk vjen zëvendësuesi i Ngosë, Tirana ka gati planin B








Orges Shehi është duke menduar edhe planin B për sulmin. Me Majkëll Ngonë të dëmtuar dhe sulmuesin nga merkatoja që ende nuk është afruar, trajneri i bardhebluve mendon një tjetër zgjidhje për sulmin.

TIRANA

Në fakt, ai ka vetëm dy mundësi nëse nuk afrohen futbollistët që kanë dëshirë. Së pari, që të aktivizojë një prej dyshes Hoti-Gjumsi. Mundësia e dytë është që skuadra të luajë me dy sulmues dhe të ndryshojë rreshtim nga janari e në vazhdim.

IDEJA A – Në miqësoren e fundit me 19-vjeçarët, Shehi hodhi në fushë një skuadër ku Hoti luante si qendërsulmues dhe Gjumsi nga e djathta. Gjatë gjithë kampionatit, Shehi e ka zëvendësuar Ngonë me Hotin dhe një opsion është që mesfushori të luajë në qendër të sulmit.

Një opsion që nuk sjell shumë rrezikshmëri. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që Gjumsi të luajë djathtas e Seferi në qendër. Skuadra do të rreshtohej si zakonisht.

for1

IDEJA B – Ka edhe një ide me dy sulmues. Pra, që Tirana të luajë me dy lojtarë në sulm: Seferin dhe Xhixhën. Pjesa tjetër e skuadrës do të plotësohet nga Bekaj në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Behiratçen, Hoxhallarin dhe Ismajlgecin.

Në mesfushë, Toli, Najdovski, Limaj e Totre. Në sulm dyshja Seferi dhe Xhixha.

Nga ana tjetër, nëse firmos një sulmues që me shumë mundësi është De Silva, një prej dyshes Toli-Najdovski qëndron në stol, sepse braziliani do të luajë në qendër të sulmit dhe normalisht skema nuk do të ndryshojë fare. Thjesht, Ngoja zëvendësohet me brazilianin.

for2

HALILI – Presidenti Refik Halili ka qenë me skuadrën dje pasdite. Ai ka folur për objektivat e klubit dhe çfarë pret nga grupi në javët në vazhdim. Halili ka bërë me dije se qëllimi i tij është vetëm vendi i parë në Superiore

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.