FORMACIONI ZYRTAR/ Zbardhen titullarët, ja si rreshtohet Shqipëria ndaj Polonisë





Polonia është përballja e së vërtetës për Shqipërinë, nëse do të kuptojë se sa mundësi ka realisht për të qëndruar në garë për shanset që ofron vendi i dytë në rrugëtimin drejt “Katar 2022”. Që në krye të herës, Shqipëria nuk ishte aspak favorite pas hedhjes së shortit, me Anglinë të pallogaritshme dhe Poloninë e Hungarinë që priteshin të duelojnë për vendin e dytë, atë të zonës “play off” në Grupin I.

KOMBETARJA FANELLAT

Mirëpo, në muajin e dytë të ndeshjeve, në këtë situatë ku gjenden ekipet, pikët aktuale dhe vetë forma në ndeshjet e fundit, për më tepër me këtë skuadër dhe këtë potencial që ka sot Shqipëria, ka gjithmonë një shpresë të madhe për të bërë surprizën.

Qoftë edhe në një edicion Botërori, ku formula e çon në kufijtë e së pamundurës të… ëndërrosh. Siç e tha së fundmi edhe presidenti Duka, Polonia mund të jetë ajo që i ndan rrugët mes skuadrave që do të mbeten në garë për objektiva dhe të tjerat që luajnë vetëm për një vend në renditje. Mirëpo, që Shqipëria të mundë Poloninë, kuqezinjtë duhet të bllokojnë një lojtar fenomenal, një “përbindësh” goli, siç është jemi shumë kompaktë, duhet të bëjmë ato që na ka thënë trajneri dhe do të mundohemi që t’i zbatojmë në mënyrën më të mirë, pasi mendoj se kjo është mënyra e vetme për të arritur rezultat. Ne do të mundohemi që t’i shfrytëzojmë, po na u ofruan mundësi nga ekipi kundërshtar, në rast se do të bëjnë gabime.

Për ne, Polonia gjithmonë mbetet një ekip i fortë. E dimë se në shtëpi nuk ka humbur për një kohë të gjatë, por çdo ditë është një ditë e re e fatit dhe mundësitë janë gjithmonë të reja. Mendoj se kemi mundësi të surprizojmë Poloninë, por duhet të kemi së pari vetëbesim dhe pastaj gjërat e tjera t’i bëjmë me përpikmëri taktike.

Besoj që raste do të kemi dhe shpresoj të bëjmë rezultat pozitiv. Po fituam nesër (sot), do të na japë mundësitë të vazhdojmë garat. Ne kemi një grup të mirë dhe mund të bëjmë surprizë siç kemi ditur që të bëjmë edhe në të shkuarën. Levandovski. Sulmues i kalibrit më të lartë në futbollin e dekadës së fundit.

Nga porta në sulm, kuqezinjtë kanë formë të mirë nga skuadrat e tyre. Minuta, aktivizim, formë e mirë, vlerësime dhe gola nga bomberët e sulmit. E si për ta shfrytëzuar të gjithë këtë, italiani pritet që të kristalizojë zgjedhjet e tij të fundit. Kapiteni Berisha aktivizohet në portë dhe në vijim skema 3-5-2 plotësohet me Hysajn e Trashin nga krahët që do të mundësojnë rreshtimin me 5 në prapavijë apo me 5 në mesfushë (3-5-2 apo 5-3-2).

Në qendër të mbrojtjes, Reja ka tashmë “murin” e Serisë A: Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti, që do të mundohen të ndërtojnë grackën për Levandovskin.

Një tjetër garanci për italianin është tashmë treshja e mesit të fushës me Gjasulën para mbrojtjes dhe Baren e Abrashin që  plotësojnë digën mbrojtëse, por edhe të ndërtojnë fazën e parë të kundërsulmeve. Mundësitë janë të gjitha të vlefshme, me çdo sulmues që meriton formacionin, por  për këtë takim, në fushë do të startojnë Cikalleshi e Rei Manaj.

FORMACIONI I SHQIPËRISË:

Formacioni

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *