FORMULA 1 / Garë e pabesueshme ne Arabinë Saudite, Hemilton fiton pas përplasjeve me Verstapen dhe e barazon me pikë









Çmimi i Madh i Arabisë Saudite në Formula 1 do të kujtohet gjatë për mënyrën kaotike në të cilën u zhvillua dhe si përfundoi, duke përgatitur një finale të madhe të sezonit në Abu Dabi. Fituesi i garës ishte Luis Hemilton, pas një dueli të çmendur me Verstapen në të cilin dy pilotët u përplasën disa herë.

asdasdasadad

Në start, Hemilton ruajti vendin e parë duke mbajtur larg Verstapen. Por gjërat u komplikuan sapo Shumaher u përplas me barrierat në xhiron e 10 dhe solli fillimisht makinën e sigurisë në pistë. Hemilton e Botas u futën në bokse, por Verstapen jo, duke marrë kreun e garës. Lëvizje e zgjuar pasi pas pak sekondash gara u ndërpre, pasi pista duhej pastruar nga copat e makinës. Kështu, Verstapen ndërroi gomat “falas” për rifillimin e saj pa humbur pozicionin.

Por në rinisje, Verstapen i la hapësirë Hemilton ta kalonte dhe preu kthesën shkurt për të mbajtur vendin e parë. Pas krahëve të tyre kishte një përplasje, ndaj gara u ndal përsëri, për të rinisur me Okon të parin, Hemilton të dytin e Verstapen të tretin pasi duhej të lëshonte pozicionet që kishte fituar në mënyrë të paligjshme me atë manovër.

Rifillimi i garës pa një duel mes të tre makinave, nga i cili përfitoi Verstapen, pasi Okon bllokoi Hemilton i cili u përplas për të dytën herë. Britaniku mori me forcë vendin e dytë dhe pas disa makinave të sigurisë virtuale për të pastruar pistën, u nis në ndjekje të holandezit, meqë kishte ritëm shumë të mirë.

Verstapen bëri një tjetër kalim jashtë piste për t’u mbrojtur nga sulmi i Hemilton dhe iu komunikua që duhej t’i lëshonte vendin. Por ndërsa ai e bëri një gjë të tillë, Hemilton e goditi nga mbrapa, pasi nuk e kishte kuptuar manovrën e pilotit të Red Bull. Verstapen iu dha një penalitet prej 5 sekondash dhe më në fund, në xhiron e 43-të, Hemilton arriti ta parakalonte rivalin e tij dhe të merrte vendin e parë që e mbajti deri në fund. Meqë ai siguroi edhe pikën shtesë të xhiros më të shpejtë, kjo bëri që të barazohej me Verstapen në majën e klasifikimit të Botërorit, me 369,5 pikë secili.

sdsdfsdfsdf

Kështu, të dy do të kenë shanse të barabarta në luftën për titull që do të vendoset në garën e fundit në Abu Dabi, edhe pse me pikë të barabarta, kreu i shkon Verstapen i cili ka fituar më shumë gara në këtë sezon.

klasifikimi

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.