FORMULA 1/ Vershtapen ëndërron titullin, ja kombinimet për triumf që në Arabi









Botërori i Formulës 1 tashmë po i drejtohet fundit, teksa kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe dy gara (më 5 dhjetor në Arabinë Saudite dhe më 12 dhjetor në Abu Dabi). Lufta për titullin kampion është më e ndezur se kurrë, me Maks Vershtapenin që kryeson me 8 pikë më shumë se Luis Hamilton.

vershtapen

Holandezi i Red Bullit, jo vetëm që i limitoi në maksimum dëmet në Çmimin e Madh të Katarit, ku u rendit i dyti, por ai gjithashtu arriti të fusë në “xhep” edhe pikën bonus të xhiros më të shpejtë. Tashmë piloti holandez do të udhëtojë në Arabinë Saudite duke pasur mundësinë e “match point”-it për titullin kampion.

Ashtu sikurse Losail edhe në Xhedah, kemi të bëjmë me një pistë debutuese.

Maks Vershtapen mban vendin e parë në kampionat, teksa ndodhet në kuotën e 351,5 pikëve, ndërsa Luis Hamilton e ndjek me 343,5 pikë. Ndryshe nga sa jemi mësuar në vitet e fundit, me kampionin britanik që e ka “vrarë” botërorin, duke e marrë titullin me diferencë të madhe pikësh nga rivalët, tashmë kemi krejtësisht një tjetër skenar.

Kjo falë paraqitjes fantastike të Vershtapenit, i cili është pranë kurorëzimit të ëndrrës, për të fituar botërorin e parë në karrierë.

Ndonëse mundësitë që titulli të vendoset në garën e radhës më 5 dhjetor në favor të Vershtapenit nuk janë shumë të mëdha, le të shikojmë se cilët janë skenarët që do të vulosnin kampionatin në favor të 23-vjeçarit holandez. Vershtapen shpallet kampion bote në Arabinë Saudite nëse:

-Fiton garën dhe bën xhiron më të shpejtë, ndërsa Hamilton nuk regjistron rezultat më të lartë se vendi i shtatë.

-Fiton garën dhe Hamilton nuk shkon më shumë se vendi i tetë.

-Renditet në vend të dytë dhe siguron xhiron më të shpejtë, ndërsa britaniku nuk shkon më shumë se vendi i dhjetë. -Renditet i dyti, ndërsa Hamilton nuk futet në zonën e pikëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.