Formulari për legalizimin e kanabisit/ Basha: E gjithë bota e di që aleanca e Ramës me baronët e kokainës…








Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Kurbini, në një takim me simpatizantët demokratë, ka komentuar edhe nismën e qeverisë Këshillimi Kombëtar, ku një nga pyetjet është edhe për legalizimin e kanabisit.

“Na çon formularë e pyet a duhet legalizuar kanabisi ndërkohë që e ka marrë vesh gjithë bota që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen e vidhen për shkak të aleancës së Edi Ramës me baronët e kokainës, me baronët e krimit.

Është përpjekja e fundit e një regjimi, por një regjimi në koma. E për fat të keq ndërkohë që e gjithë energjia e vëmendja jonë duhej të përqëndrohjej për t’i dhënën një grusht regjimit e rikthyer demokracinë, në betejën opozitare jo për të njohur rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk pranohet por për të sjellë ndryshimin”, theksoi Basha.

Kreu i PD tha se vetingu i politikaneve eshte kusht per te garantuar voten e lire.

“Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë zgjedhore, territorial, vetingut të politikanëve. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët. Nesër do thonë edhe peshkatarët, zdrukthëtarët, vetëm politikanët jo. Pse?

Sepse kanë shumë për të fshehur. E pra, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë. Nuk e shembën dot diktaturën me goditjen e parë. Patëm krah gardianin e demokracisë, SHBA-të. E dimë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi në tiraninë e korrupsionit e krimit të organizuar 2 kushte duhet që ta përmbushim këtë: Të qëndrojmë krah njëri-tjetrit dhe mos ta humbasim busullën tonë të Partisë Demokratike, proamerikanë e europiane”- përfundoi ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.