Forumi Ekonomik i Davos nuk do të zhvillohet këtë vit

19:20 17/05/2021

Forumi Ekonomik Botëror që zhvillohet në Zvicër nuk do të zhvillohet këtë vit. Organizatorët për shkak të situatës së Covid, kishin menduar që forumi ekonomik të mbahej në Singapor, por duket se as në këtë vend mund të zhvillohet për shkak të masave kufizuese.

Ishte parashikuar që gjithçka të zhvillohej në gjysmën e parë të vitit 2021, por për shkak se Singapori nuk ka një situatë me Covid dhe vështirësive në udhëtim është vendosur që gjithçka të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Fatkeqësisht, rrethanat tragjike të shpalosura në shumë zona gjeografike, pasiguria e udhëtimit, shpejtësi të ndryshme në fushatat e imunizimit dhe pasiguria në lidhje me variante të reja të SARS-CoV-2, e bëjnë të pamundur për udhëheqësit ndërkombëtarë të takohen,” thanë organizatorët në  një deklaratë.

Forumi që zhvillohet në vendpushimin zviceran të skive në Davos tërheq bënë bashkë politikan nga e gjithë bota, drejtues të lartë të korporatave, njerëz të famshëm dhe miliarderë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *