Forumi i Bled në Slloveni/ Kurti: Nuk duhet të harrojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën, Zaev: Ëndrra jonë është Bashkimi Europian

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me liderët e tjerë të Ballkanit ishin të pranishëm në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni ku u diskutua e ardhmja e Europës dhe zgjerimi. Gjatë fjalës së tij Kurti tha se anëtarsimi do të “rriste nivelin e ujit në këto vende”. Ai tha se ka propozuar një samit që do të ndihmonte vendet e Ballkanit të lëviznin të gjitha drejt BE-së.

“Besoj se do të ishte që e mirë që do të ngrinte nivelin e ujit. Unë kam sugjeruar një samit si marrëveshje të tregtisë së lirë ku të gjitha vendet e Ballkanit të lëvizin së bashku drejt BE-së. Mendoj se kjo marrëveshje do të ndihmonte pasi do të kishim fondet dhe vlerat e BE-së. Demokratizimi dhe fakti që ne duhet të trajtojmë atë që ka ndodhur në të shkuarën dhe një reciprocitet për sa i përket të drejtave të pakicave. Besoj se kjo marrëveshje është një model që ne kemi dhe duhet të bëjmë kujdes që duke luftuar talebanët dhe të mos bëhemi si ta”- tha ai.

Nga ana tjetër gjatë fjalës së tij kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se ëndrra e vendeve të Ballkanit është Bashkimi Europian dhe është treguar pak kritik ndaj vendeve anëtare duke thënë se ata dhe qytetarët e kanë harruar se sa ftohtë është jashtë kufinjëve të tyre.

“Ndoshta do të ketë një valë tjetër dhe ne prapë do të qëndrojmë krah jush. Në të ardhmen ne do ta bëjmë këtë në të gjitha aspektet. Ëndrra jonë është BE dhe ne besojmë tek vlerat e BE. Qytetarët e vendeve anëtare kanë harruar se sa ftohët është jashtë këtyre kufinjëve. Ndonjëherë liderët e BE harrojnë qëllimin fillestar se përse u krijua BE. Do të ketë shumë sfida dhe do të kemi më shumë sukses nëse bëhemi bashkë. Zgjerimi duhet të përfundojë sa më shpejt”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *