Foshnja 18-ditëshe shtypet për vdekje në shtratin e prindërve, gjendet nën krahun e të atit

14:10 01/10/2021

Një foshnjë e porsalindur u shtyp për vdekje në shtratin e prindërve të saj. Asha-May Finney Hulme u gjet e pajetë në shtratin e prindërve të saj në St Blazey.

Prindërit e saj fillimisht i thanë policisë dhe mjekëve se e kishin gjetur foshnjën 18-ditëshe të pajetë në krevatin e saj, ka raportuar Cornwall Live. Shkaku i vdekjes së saj u vendos fillimisht si vdekje e pashpjegueshme.

Por patologu që kreu një ekzaminim post-mortor zbuloi se Asha-May ishte gjetur nën krahun e babait të saj, Michael Finney. Nëna e foshnjës, Alise Hulme e pranoi faktin që e gjeti vajzën nën krahun e djathtë të bashkëshortit të saj Finney pasi u zgjua në orën 6 të mëngjesit, sipas Mirror.

Disa orë më parë ajo i kishte kërkuar partnerit që ta fuste përsëri në krevatin e saj pasi ta ushqente, tha nëna në gjykatë.

Kur nëna kontrolloi krevatin në mëngjes dhe zbuloi se vajza e saj nuk ishte atje, ajo shikoi drejt krevatit të tyre dhe gjeti Asha-May nën krahun e babait Michael. Babai pranoi se ai ishte zgjuar nga partnerja në orën 6 të mëngjesit dhe se vajza ishte nën krahun e tij. Sidoqoftë, ai shprehet se nuk arrin ta kuptojë se si ajo vajza arriti tek krevati i tij dhe këmbënguli se e kishte vendosur në krevatin e saj.

Shkaku mjekësor i vdekjes është dëmtimi hipoksik pas një pengese të rrugëve të sipërme të frymëmarrje.

Për shkak se ishte një vdekje aksidentale dhe pa dashje nuk u ndërmor asnjë veprim policor për prindërit e vajzës. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *