09:26 05/03/2022
Një ushtar rus i kapur në Ukrainë i është lutur familjes së tij të mos e besojë propagandën e Moskës, duke shtuar se “trupat e Putinit po vrasin fëmijë në Ukrainë”. Ushtari, i cili është kapur nga forcat ukrainase, u bëri thirrje njerëzve që të mos i besojnë asaj që dëgjojnë në televizionin rus, pasi ai pohoi se Kremlini po i “shpëlan trurin” njerëzve.
Përmes një videoje të shpërndarë në Facebook nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, ushtari thotë se e gjithë ajo që po ndodh në Ukrainë është për shkak të Rusisë.
“Ajo që po ndodh këtu në Ukrainë është për fajin e Rusisë. Trupat ruse vrasin njerëz civilë. Foshnjat po vriten”, tha ai.
Ushtari rus, emri i të cilit nuk bëhet i ditur këmbëngul se megjithëse është ‘rob i ukrainasve’, ai është mirë dhe nuk ka ‘asgjë për t’u shqetësuar’, pasi iu dërgon një mesazh qytetarëve rusë./tvklan.al