
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se i ka sjellë fat ekipit përfaqësues dardan në sfidën ndaj Greqisë.
Ai kishte vendosur ta përcillte ndeshjen drejtpërdrejt nga stadiumi teksa Kosova mori 1 pikë me vlera në minutat e fundit nga përfaqësueses Helene.
Kurti thotë se angazhimi i palodhur i lojtarëve u shlye në fund, për t’i dhënë tifozëve gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm.
Ai kërkon që puna që u la sot ndaj Greqisë të vazhdohet ndaj Spanjës në ndeshjen e ardhshme.
STATUSI NGA ALBIN KURTI
Sonte ishim nikoqir të Greqisë. Në një lojë të dy pjesëve, të dyja herët vazhdimi shtesë, madje minuti i fundit aty, ishte përcaktues. Angazhimi i palodhshëm i lojtarëve tonë mori epilog krejt në fund, për të na dhënë gëzimin e fitores në një barazim të rëndësishëm. Të mërkurën kundër Spanjës, le ta fillojmë aty ku e lëmë sonte.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al