Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale foto që tregojnë disa nga momentet kur ajo ka takuar qytetarë në Vlorë, Risili dhe Fier.
Yuri Kim i quan frymëzuese këto takime dhe tregon atë që i ka lënë më shumë mbresa e i ka bërë përshtypje në këto takime.
“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.
Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre.
Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e ❤️🇦🇱”!”, shkruhet në postimin e ambasadores.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al