FOTO / Bllokimi i llogarive bankare, ja prova që nxjerr blof Federatën Shqiptare të Futbollit! Sot ishin në gjyq me…









Federata Shqiptare e Futbollit del blof me përpjekjen që të përgënjeshtronte lajmin e botuar nga “Panorama Sport” në datën 24.11.2021 ku shpjegohej se ishin bllokuar llogaritë e institucionit që drejton futbollin në vendin tonë. Por faktet janë të pakundërshtueshme dhe sot institucioni i futbolli ka dalë blof me të gjitha pretendimet e tij.

duka aldi topciu

Ashtu siç kishte shpjeguar gazeta, bllokimi kishte ardhur pasi Përmbarimi kishte vendosur ngrirjen e llogarive për shkak të transfertave të parregullta që u ishin bërë fondeve të UEFA-s te klubi Tirana që ka llogaritë e bllokuara pas gjyqit që ka humbur me ish-presidentin Metush Seferi.

Foto e mëposhtme tregon momente të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, ku FSHF ka bërë kërkesë për pezullim të vendimit të ngrirjes së llogarive të saj bankare. Përfaqësues i FSHF në këtë gjyq ndaj përmbaruesit është Aldi Topçiu, Shefi i Zyrës Juridike në FSHF.

Pamje nga seanca e sotme gjyqesore mes FSHF dhe permbaruesit qe i ka bllokuar llogarite bankare

Kjo vërteton edhe një herë se FSHF mashtroi me përgënjeshtrimin në tentativë që i bëri lajmit të botuar nga gazeta dhe se llogaritë e saj mbeten të bllokuara deri në vendimin që do të dalë nga gjykata.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *