FOTO / Braçe publikon pagesat e FSHF-së për Tiranën: I tmerruar nga tallja e tr*pit! Pa u hetuar, e kotë të luhet futboll








Deputeti socialist Erion Braçe, tifoz i njohur i Partizanit dhe një nga zërat më kritikë në adresë të kreut aktual të FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar sot në rrjetet sociale në lidhje me atë që e cilëson një shkelje të dukshme të rregullsisë së garës.

sdsdsddd

Ai ka publikuar pagesa që FSHF ka kryer në emër të klubit Tirana, që ka llogaritë e bllokuar nga përmbarues, duke e cilësuar këtë një shkelje të hapur të çdo lloj barazie.

“Në cilën federatë të Europës ndodh kjo? FSHF ka fituar imunitet nga skandalet”, shkruan ndër të tjera në statusin e tij Braçe teksa akuzon kreun e FSHF-së se ndikon garën nëpërmjet vendimeve të tilla.

REAGIMI I ERION BRAÇES

TOPI ËSHTË ÇARË!

FUTBOLLI PO LUHET ME DORE NE TAVOLINEN E ARMAND DUKES!

Shikoni, kam hequr dore e nuk me intereson me hic kush do jete drejtuesi i Federates Shqiptare te Futbollit; po fare!

POR JAM I TMERRUAR NGA FARSA APO TALLJA E TRAPIT ME QINDRA LOJTARE DHE GJITHE ATA NJEREZ QE NDJEKIN FUTBOLLIN/SUPERLIGEN CDO TE PREMTE, TE SHTUNE, TE DIELE E VECANERISHT TE HENE!

Gjithcka ka te bej me Fair Play-n FINANCIAR;

Besoj e dini qe llogarite e FSHF jane te bllokuara nga GJYKATA?!

Besoj e dini qe arsyeja jane marifetet e FSHF me llogarite e saj bankare e llogari te te treteve ne pagesa prej dhjetera mijera EUROSH?!

Tani eshte edhe me e qarte;

NJE KLUB FUTBOLLI NE DETYRIME TE MEDHA FINANCIARE TE NJOHURA NGA GJYKATA, BLLOKUAR NE TE GJITHA LLOGARITE BANKARE NGA GJYKATA PER KETO DETYRIME, FAVORIZOHET NGA FSHF, ARMANDO DUKA DORA VETE-sic shihet nga dy dokumentet, E CILA KRYHEN PAGESAT PER LLOGARI TE KLUBIT TE BLLOKUAR FINANCIARISHT!

Pyetja normale do ishte: ME CILEN FEDERATE FUTBOLLI NDODH KJO NE EVROPE?!

Por normaliteti ne kete vend eshte SKANDALI dhe FSHF KA FITUAR IMUNITET NGA SKANDALET; Askush nuk guxon, nuk guxon te merret me paligjshmerine skandaloze te saj!

Tani, pasi pashe keto pagesat bankare te kryera me firme te Armando Dukes, dua ta pyes publikisht: NGA KANE MBERRITUR KETO PARA NE FEDERATE? Jane te UEFA-s? Jane te FEDERATES?

Te cilitdo institucioni te jene, GARA ESHTE SHKATERRUAR!

FSHF ESHTE E INTERESUAR TE FITOJ KAMPIONATIN, TE MARRE PJESE NE EVROPE KY EKIP, AI TJETRI DHE AI EKIPI TJETER, ME QELLIM QE FSHF TE MARRE LEKET MBRAPSHT-ky eshte dyshimi i madh!

SA KOHE KA QE NDODH KJO?

PER HATER TE ATYRE QINDRA FUTBOLLISTEVE E KUJTDO QE DO E NDJEK FUTBOLLIN, DUHET HETUAR CDO PAGESE E FSHF NGA CENTI I PARE DERI TEK MILIONI I DALE NGA FSHF PER TE TRETE!

DERI ATEHERE ESHTE E KOTE TE LUHET FUTBOLL; GARA ESHTE E PADREJTE, E PABARABARTE, E PANDERSHME!

VO: SHIHNI DY DOKUMENTET NE FOTO; jane pagesa bankare nga FSHF ME FIRME TE ARMANDO DUKES, ne Angli e Prishtine.

271711725_4526340644161115_3181728878085480792_n 271693909_508851093798099_1136707870728315061_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.