FOTO/ Ceremonia e emërimit tё kryeipeshkvit tё ri imzot Arjan Dodaj bashkon politikën shqiptare. Rama, Basha dhe Meta të pranishëm në Katedralen Katolike








Në Katedralen Katolike në Tiranë po mbahet ceremonia e fillimit të shërbimit baritor të Imzot Dodaj. 

katedralja

Imzot Arjan Dodaj merr në këtë mënyrë detyrën e Arqipeshkvit Tiranë-Durrës. Në cermoni janë të pranishëm krerët më të lartë të shtetit, duke filluar nga presidenti Ilir Meta, duke vijuar me kryeministrin Rama, i cili u shfaq në ceremoni i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

basha

Kujtojmë se Ati i Shenjtë emëroi Kryeipeshkёv Metropolit tё Tiranё-Durrёs Imzot Arjan Dodaj, FDC, i cili më parë ishte Ipeshkëv titullar i Lestronës dhe Ndihmës i së njëjtës Kryedioqezё.

basha2

Hapet, kёshtu, njё faqe e re nё historinё e Kishёs sё kryedioqezёs metropolitane tё Tiranё-Durrёsit me shpalljen e kryeipeshkvit tё tretё, tё periudhёs pas rёnies sё diktaturёs komuniste, tё kёsaj Kishe vendore.

Njoftimi i emërimit u shpall më 30 nëntor nё Katedralen e Shёn Palit nё Tiranё nga Nunci Apostolik nё Shqipëri, imzot Luigi Bonazzi, nё prani tё kryeipeshkvit tё Tiranё-Durrёsit Imzot George Frendo dhe tё kryeipeshkvit tё ri tё sapoemëruar Imzot Arjan Dodaj, me pjesëmarrjen e klerit e rregulltarëve tё Kishës dioqezane Tiranё-Durrёs.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.