FOTO / Derbi i Selanikut kthehet në arenë lufte. Tifozët hyjnë në fushë, përgjigjet policia









Derbi i Selanikut mes  PAOK-ut dhe Arisit është gjithmonë një nga më të nxehtët në futbollin botëror dhe përjashtim nuk ka bërë as ky i luajtur sot. Ndeshja është ndërprerë në minutat e fundit të saj, pasi stadiumi “Toumba” është kthyer në një arenë të mirëfilltë luftë.

fgfgfgfdfg

Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij dueli dhe tensionin që mbart, ishte ftuar një gjyqtar ndërkombëtar, skocezi Maden, që të drejtonte sfidën ku PAOK ishte pritës. Kontestime nuk kishte, por tifozëve vendas duket nuk u pëlqeu rezultati me të cilën po mbyllej ndeshja, pasi Arisi po fitonte me shifrat 1-0.

Ndaj në minutën e 92-të të duelit, ultrasit e PAK fillimisht hodhën tymuese të shumta, e më pas vërshuan vetë nga tribunat në fushën e lojës. Kjo bëri që të ndërhynte edhe policia, me përplasje të dhunshme në fushë e në tribuna mes palëve, duke sjellë ndërprerjen e takimit, në një situatë ku nuk mund të flitej më për futboll.

gdfgdgdfdfg dfgdfgdfgdfg gfgfgfg gggggg fffffff

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.