Foto e rrallë, çfarë po “kurdisnin” 17 vite më parë dy njerëzit më të pasur në botë

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e rrallë e Elon Musk dhe Jeff Bezos, e shkrepur 17 vite më parë.

Fotoja e dy njerëzve më të pasur në botë u shpërnda nga një gazetar i “The Hustle” me emrin Trung Phan dhe tregon Musk dhe Bezos të buzëqeshur dhe të ulur në një restorant.

Sipas tij, shkrepja është bërë në vitin 2004, kur Musk dhe Bezos flisnin me pasion për hapësirën dhe planet e tyre sapo kishin nisur të marrin jetë.

“Elon Musk dhe Jeff Bezos u takuan për të ngrënë një drekë dhe për të diskutuar për hapësirën. Ishte një nga ndërveprimet e tyre të pakta fizikisht. Biseda që patën tregon në mënyrë të përsosur qasjen e ndryshme që kanë ndërmarrë për eksplorimin e hapësirës”, shkroi Phan.

Elon Musk pranoi vërtetësinë e fotografisë dhe u përgjigj duke thënë, “Ëoë, vështirë të besohet se kjo ka ndodhur 17 vite më parë”, ndërsa Bezos nuk ka reaguar ende.

Bezos ka bërë vazhdimisht kritika lidhur me qëllimet e Musk për të dërguar njerëz në Mars, ndërsa Musk e ka quajtur Bezos disa herë kopjac.

 640 0 6059ccd87d074
640 0 6059ccd87d074

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *