FOTO / E thotë UEFA! Vetëm një lojtar i Anglisë është më i mirë se Marash Kumbulla








Dueli me Anglinë padyshim që është një nga më të vështirët e mundshëm për Shqipërinë, pavarësisht progresit që ka bërë në dekadën e fundit. Britanikët kanë një prej skuadrave më cilësore në botë, siç e tregon fakti që shkuan në katërshe në Botërorin e fundit dhe ishin finalistë në Europianin e kësaj vere. Por sipas UEFA-s, individualitetet në radhët e dy skuadrave sa u përket statistikave, aktualisht nuk janë aq shumë larg njëri-tjetrit.

shqiperi angli gjasula kejn

UEFA ka rihapur edhe një herë klasifikimin e lojtarëve të përfaqësueseve duke u bazuar te paraqitjet e tyre në këto kualifikuese të Botërorit. Aty lojtarët vlerësohen sipas rolit, për atë që bëjnë në pozicionin e tyre në fushë në veprime specifike. Dhe në renditjen e kombinuar vetëm mes lojtarëve të Anglisë dhe Shqipërisë, rezulton se mes britanikëve ka vetëm një lojtar i cili kalon Marash Kumbullën.

Fil Foden i Mançester Sitit, është ai që ka më shumë pikë mes lojtarëve të të dy skuadrave, 42, ndërsa ndiqet nga Kumbulla me 39 pikë. Ajo që bie në sy është fakti se mbrojtësi kuqezi nuk është i vetmi mes lojtarëve kryesorë në këtë renditje të kombinuar.

Faksimile e faqes se UEFA-s per statistikat individuale

Bukajo Saka është i treti me 35 pikë, i ndjekur nga Ardian Ismajli me 34. Më pas vijnë Ben Çilluell me 32 pikë dhe Keidi Bare me 31. Këta janë lojtarët që formojnë 6-shen e parë të futbollistëve më të mirë statistikisht mes dy kombëtareve, sipas renditjes së UEFA-s e cila ka filluar nga zero pas përfundimit të finaleve të Ligës së Kombeve muajin e kaluar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *