FOTO/ Festoi 40-vjetorin, Ibra i dhuron vetes “bishën” 430 mijë euroshe








Zlatan Ibrahimoviç pasuron garazhin personal me një Ferrari SF90.

ibrahimovic

Këtë lajm e ka bërë vetë të ditur sulmuesi suedez i Milanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, si dhuratë ndaj vetes për 40-
vjetorin e tij.

Makina luksoze e Ibrës është pa dyshim e një edicioni të limituar, poshtë kofanos të së cilës fshihet një motor prej 1000 kuajsh fuqi, e cila garanton një shpejtësi prej 340 kilometrash në orë, ndonëse nga 0-100 i kap vetëm për 2.5 sekonda.

IMG_20211004_083900

Ky “kalë i tërbuar” (logoja e Ferrarit) kushton bukurinë e 430 mijë eurove, ndonëse kjo shifër nuk i shqetëson aspak xhepat e suedezit. Kujtojmë që ditëlindjen e kaluar, Zlatani i dhuroi vetes një Porsh 911.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *