FOTO/ Formula 1 e përjashtoi për lidhje të ngushta me Putin, policia konfiskon vilën prej 100 milionë eurosh të pilotit rus









PANORAMA SPORT/ Ky nuk është një vit për t’u kujtuar për pilotin rus të Formula 1, Nikita Mazepin dhe fajin për gjithçka e ka Vladimir Putin. 

mazepin

Piloti rus u përjashtua nga garat e Formula 1 dhe skuadra Haas pas pushtimit rus të Ukrainës duke mos mundur të marrë pjesë në gara, ndërsa tani sheh edhe që policia italiane t’i konfiskojë një vilë luksoze në bregdetin e Sardenjës për lidhjet e familjes së tij me presidentin rus.

Babai i Mazepin, Dmitri, është pronari i kompanisë “Uralkali” dhe një nga oligarkët e dënuar nga Bashkimi Europian për lidhjet e ngushta me Putin, ndaj pasuritë e tij në të gjitha vendet e BE janë bllokuar.

Pjesë e tyre është edhe vila që kushton rreth 100 milionë euro në Kosta Smeralda, në Sardenjë.

dfgfdgggg

LEXO LAJMIN E PLOTE TE PANORAMA SPORT

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.