FOTO/ Fundjavë pozitive për shqiptarët në Europë, mësoni vlerësimet e legjionarëve



Ka qenë një fundjavë shumë pozitive kjo për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Cikalleshi56

Në bazë të vlerësimeve të faqjes së specializuar të statistikave, “Sofa Score” , Sokol Cikalleshi vlerësohet si më i miri gjatë kësaj fundjave me notën 9,1. Sulmuesi kavajas në ndeshjen e djeshme ndaj Karagymryk në Superligën e Turqisë ka arritur të shënojë një dopietë dhe të dhurojë një asist duke qenë lojtari më i mirë i këtij takimi për skuadrën e tij Konsiaspor.

I dyti është renditur portieri Elhan Kastrati i cili vlerësohet me notën 7,8 me skuadrën e Çitadelës që mposhti në transfertë Leçen me rezultatin 1-3 në Serinë B italiane.

I treti është renditur Arlind Ajeti i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka mundur të realizojë gol për skuadrën e tij Rexhianën në sfidën ndaj Pordenones e cila u mbyll me shifrat minimale 1-0 falë golit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

I katërti renditet Albi Doka me HNK Gorican të cilët mposhtën në transfertë skuadrën e Istras, Doka vlerësohet me notën 7,5.

I pesti që mbyll këtë klasifikim është Armando Broja me notën 7,4, i cili ka tundur rrjetën me Viteshen në ndeshjen ndaj Zuolles që përfundoi me rezultatin 2-1 për skuadrën e sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT”:

182043569_1100295637138651_4119940564800206287_n

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *