FOTO/ Goleadori rekordmen i Superkupës, arma e “Zonjës” kundër zikaltërve quhet Dibala








Vërtet Interi është sulmi më i mirë i Serisë A dhe i treti në Europë, fakte këto të rëndësishme për t’u mburrur dhe për të provuar që të trembësh Juventusin përpara Superkupës së Italisë, por fundja në një ndeshje teke, siç është për shembull finalja e mbrëmjes së nesërme në “San Siro”, pa dyshim që “banda” e Simone Inzagit nuk është se duhet të ndihet aq favorite dhe e qetë.

dibala

Juventusi sigurisht që e ka humbur garën që në start kundër zikaltërve, lidhur në betejën për titullin kampion në Itali, por kur bëhet fjalë për trofeun e parë sezonal dhe gjithçka do të luhet në 90 minuta, pa dyshim që statistikat është normale që të nisin të vlerësohen dhe të merren masa të rëndësishme, për të mos i lënë asgjë rastësisë.

Dhe në pritje të finales së Superkupës, mbrojtja e Interit është e paralajmëruar: T’i lejojmë sa më pak prekje topi Paulo Dibalës dhe sa më pak hapësirë për të provuar portën, në momentet kur argjentinasi mund të jetë i lirë. Kjo, pasi numri 10 bardhezi është rekordmeni historik i turneut me 4 gola të shënuar.

Edhe pse në “San Siro” do të luhet edicioni i 34-t i Superkupës, Dibalës i kanë mjaftuar 6 finale të trofeut në fjalë për të realizuar 4 gola, me të cilët lë pas jo vetëm shumë ikona bardhezi si Alesandro del Piero e Karlos Tevez (3 gola secili) apo edhe Xhorxho Kielini, Filipo Inzagi e Kristiano Ronaldo me nga 2 gola, por edhe Etonë e Shevçenkon (3 gola secili), apo edhe Higuain, Krespo e Van Basten me nga 2 realizime në karrierë.

Prandaj, për Interin dhe sidomos për Shkriniarin me shokë, kryefjala e supesfidës në stadiumin “San Siro” do të jetë limitimi i numrit 10 të “Zonjës së Vjetër” në fushë.

goleador

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.