FOTO/ Goli i anuluar i Realit, Kurtua debat me tifozët e Seviljes për rregullin e dorës









Takimi mes Seviljes dhe Realit të Madridit ka prodhuar gjithçka në një mbrëmje të pazakontë. Polemikat për vendimet e treshes së gjyqtarëve në fushë dhe atyre në VAR kanë qenë të shumta.

kortua

Momenti më i debatueshëm pa diskutim ka qenë ai i minutës së 76-të kur gjyqtari me ndihmën e VAR-it ka anuluar golin e Viniciusit – do të kishte qenë goli i barazimit të përkohshëm 2-2.

E ndërsa të gjithë kanë pritur vendimin nga dhoma e VAR-it, në krahun tjetër, portieri i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, ka gjetur kohën të debatojë, ndonëse në formë të qytetëruar, me tifozët e Seviljes pas portës Madridit.

Ka qenë gazeta britanike “The Guardian” dhe media “ESPN” që kanë publikuar një foto të hedhur në “Twitter” ku duket portieri i Realit duke folur me tifozët andaluzë.

Gjithçka ka ndodhur teksa takimi ishte ndalur për të rishikuar golin e Viniciusit. Për fat gjithçka ka shkuar qetësisht, teksa numri një i portës së Realit ka folur pas takimit, duke e cilësuar suksesin në “Ramon Sançez Pizjuan” të jashtëzakonshëm për titullin.

“Nëse do të kishte fituar Sevilja gjërat mund të kishin ndryshuar. Ishin shumë skuadra që po prisnin që ne të dështonim në këtë takim, por ne ia kemi dalë. E të mendosh që na kanë anuluar edhe një gol të rregullt”, ka thënë belgu për “Real Madrid TV”.

Më pas ai ka theksuar se goli i shpejtë i shënuar nga Rodrigo ndryshoi të gjithë rrjedhën e takimit. “Pavarësisht pjesës së parë jo të mirë, e dinim se një gol i shpejtë në pjesën e dytë do të hapte ndeshjen. Ne kemi besuar deri në minutën e fundit. Në futbollin e kohëve moderne 1-0 apo 2-0 nuk janë asgjë. Te Sevilja e dinin se ne kemi bërë edhe përmbysje të tjera dhe në pjesën e dytë u futën të frikësuar. Kjo na dha një dorë të madhe dhe në fund arritëm të përmbysnim gjithçka për t’u dhënë një goditje të fortë rivalëve”, ka mbyllur Kurtua.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.