FOTO / Granada zhytet në krizë por prestigjiozja “AS” lavdëron Uzunin: Ka… elektricitet






Skuadra e Granadës ka vazhduar me serinë e ndeshjeve pa fitore radhazi dhe me disfatën përballë Valencias, ka shënuar edhe fundin e eksperiencës së trajnerit Robert Moreno në pankinë. Por pavarësisht krizës që po kalon klubi, duket se Myrto Uzuni pak nga pak po bind të gjithë se mund të japë një kontribut të rëndësishëm në La Liga.

bandicam 2022-03-05 18-35-30-171

Në ndeshjen e humbur 3-1 ndaj Valencias, ai ishte protagonist në golin e skuadrës së tij, duke qenë ai që nisi topin i cili më pas u devijua nga Domenek në portën e tij. Paraqitja e sulmuesit ishte pozitive dhe për këtë arsye, edhe e përditshmja sportive “AS” lavdëroi atë që dha në fushë në vlerësimet pas sfidës.

“Kishte rastin e parë të ndeshjes në minutën e 4-t me një gjuajtje të vështirë me gërshërë. Bëri një aksion të mirë që përfundoi te goli i 2-1, pas autogolit të Haume Domenek. Ka elektricitet dhe detaje të mira”, shkruante e përditshmja e njohur spanjolle në vlerësimin për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Faksimile e vleresimit te "AS" per Uzunin

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.